Azemi: Dëmi i procesit të fundit zgjedhor do të riparohet, rreth 100 mijë vota do t’i kthehen LDK’së
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se 100 mijë votat që i kanë ikur LDK-së në zgjedhjet e fundit, do t’i kthehen. Sipas tij, votuesit e djathtë-rugovist, në asnjë moment nuk mund ta gjejnë vetën tek lëvizjet e majta, siç është Vetëvendosje. ‘’Në procesin e fundit elektoral ka pas një dëm të madh […]
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, tha se 100 mijë votat që i kanë ikur LDK-së në zgjedhjet e fundit, do t’i kthehen.
Sipas tij, votuesit e djathtë-rugovist, në asnjë moment nuk mund ta gjejnë vetën tek lëvizjet e majta, siç është Vetëvendosje.
‘’Në procesin e fundit elektoral ka pas një dëm të madh që i është shkaktuar LDK-së dhe këtë dëm po duhet me riparu tash, dëmin e barazojmë me votat që janë shku. Afër 100 mijë vota kanë ikë nga LDK dhe kanë përfundu në LVV nëpërmjet Listës GUXO”, tha Azemi në Pressing të T7.
‘’Votuesit e djathtë – rugovist, në asnjë moment nuk munden me gjetë vetën tek lëvizjet e majta siç është Lëvizja Vetëvendosje, ata e kanë vendin në LDK dhe ajo është shtëpia e tyre e aty duhet të kthehen dhe bashkërisht punojmë ta kemi fitoren’’, shtoi Azemi./Front Online/