9 persona te lënduar në një aksident në rrugën Gostivar–Kërçovë, të gjithë përfunduan në spital
Dje, me datë 20 korrik 2024, në ora 11:30 në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë në afërsi të fshatit Trapçin ka ndodhur aksident, transmeton Portalb.mk. Aksidenti ka ndodhur në mes veturës “Kia” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B. T.F (74) nga Shkupi dhe veturës tjetër “Toyota” me targa […]
Dje, me datë 20 korrik 2024, në ora 11:30 në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë në afërsi të fshatit Trapçin ka ndodhur aksident, transmeton Portalb.mk.
Aksidenti ka ndodhur në mes veturës “Kia” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B. T.F (74) nga Shkupi dhe veturës tjetër “Toyota” me targa çeke, i drejtuar nga P.H (44).
“Nga aksidenti, kanë mbetur të plagosur rëndë B.T.F. dhe A.H.(78) nga Çekia, pasagjer në mjetin tip “Toyota”, ndërsa drejtuesi P.H. dhe tre shoqërues të tij, P.S.H (44) dhe dy të mitur, të gjithë nga Çekia” thanë nga Qendra Mjekësore e Kërçovës.
Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga ekipi i SPB Kërçovë