U normalizua gjendja në pikën kufitare Evzoni pas rënies së sistemit, radhë në pikat tjera kufitare në RMV

Situata me qarkullimin e udhëtarëve në pikën kufitare “Bogorodica” po vazhdon pa probleme dhe me dinamika e zakonshme për këtë periudhë të vitit, njoftoi MPB. E njëjta gjë vlen edhe për pikën kufitare “Evzoni” nga pala greke, bën me dije policia, pas njoftimeve në rrjetet sociale se ka pasur defekt të sistemit që shkaktoi një […]

Korrik 21, 2024 - 19:30
 0  4
U normalizua gjendja në pikën kufitare Evzoni pas rënies së sistemit, radhë në pikat tjera kufitare në RMV
Kufiri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Foto nga Faton Curri / Portalb.mk

Situata me qarkullimin e udhëtarëve në pikën kufitare “Bogorodica” po vazhdon pa probleme dhe me dinamika e zakonshme për këtë periudhë të vitit, njoftoi MPB. E njëjta gjë vlen edhe për pikën kufitare “Evzoni” nga pala greke, bën me dije policia, pas njoftimeve në rrjetet sociale se ka pasur defekt të sistemit që shkaktoi një ndalesë më të madhe për hyrjen në Greqi, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Brendshme bën me dije se kanë marrë informacion nga kolegët e tyre nga pala greke për një ndërprerje afatshkurtër të sistemit në pikën kufitare, e cila është kapërcyer mëngjesin e sotëm.

“Nga kolegët tanë grekë jemi njoftuar se rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm, për një periudhë 15 minutash është ndërprerë sistemi në pikën Kufitare Evzoni, pas së cilës problemi është tejkaluar dhe fluksi i pasagjerëve ka vazhduar me dinamikë të zakonshme deri tani”, theksojnë nga MPB.

Në pikën kufitare Dojran koha e pritjes është 2.5 orë.

Në hyrje të Maqedonisë nga Serbia, në vendkalimin kufitar Tabanovce, pritet më shumë se një orë.

Prej disa javësh, pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi, veçanërisht me Greqinë dhe Serbinë janë më të ngarkuara, ku pothuajse çdo ditë ka pritje deri në 40 minuta.