A do të bëhet realitet ndonjëherë Spitali i Kërçovës? Edhe ministri i ri i shëndetësisë me premtime si paardhësit e tij
Arben Taravari gjatë vizitës në spitalin e Kërçovës tha se top prioritet i kësaj qeveria janë dy spitalet, ai i Shtipit dhe i Kërçovës. Shtoi se nga marsi ose prilli The post A do të bëhet realitet ndonjëherë Spitali i Kërçovës? Edhe ministri i ri i shëndetësisë me premtime si paardhësit e tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Arben Taravari gjatë vizitës në spitalin e Kërçovës tha se top prioritet i kësaj qeveria janë dy spitalet, ai i Shtipit dhe i Kërçovës.
Shtoi se nga marsi ose prilli do të fillojnë punimet, ndërsa përmendi se ish ministri Fatmir Mexhiti ka aktivizuar garancitë bankare dhe pjesa tjetër do të mbulohet me kredi.
“Besoj se pas viti të ri do të dalim me projekt konkret dhe deri nga fundi i vitit 2027 besoj se këto dy spitale do të jenë në përdorim. Unë kam menduar se 27 ose 28 vjet nuk funksionon, por sot u informova se 1986/7 ka filluar, unë shpresoj që ajo që nuk është realizuar këto 40 vite ta bëjmë realitet me fillimin e punimeve menjëherë pas vitit të ri”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Drejtoresha e re Maja Cvetanovksa Trjakovska tha se spitalin e përgjithshëm në Kërçovë e ka gjetur në gjendje shumë të keqe. Ndërsa për gjendjen financiare ajo tha:
“Gjendja financiare është në minus të madh, po në minus të madh, do të shohim se çfarë mund të bëjmë në këtë periudhë”, u shpreh Maja Cvetanovska Trajkovska – Drejtoresh e Spitalit të Përgjithshëm Kërçovë.
Ndërkaq drejtori i ri i Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë Genc Selmani nuk deshi të komentoj situatën në të cilën e ka gjetur këtë institucion, sepse siç tha, me këtë do të merren organet kompetente.
“Nuk do tu hyjë atyre komenteve do ta lë të flasin institucionet përkatëse që janë relevante në këtë pjesë”, shtoi Genc Selmani – Drejtor i Shtëpisë së Shëndetit Kërçovë.
Në spitalin e Kërçovës ka edhe mungesë kuadri si gjinekolog, pediatër e anesteziolog. Për këtë Taravari u zotua se do të dërgoj specializantë të ri në specializim. Kur u pyet për motrat medicinale që janë me kontratë në vepër, Taravari u zotua se nuk do të largojë asnjë nga puna, madje tha se do të shqyrtohet mundësi t’ju jepen vendime pune.
The post A do të bëhet realitet ndonjëherë Spitali i Kërçovës? Edhe ministri i ri i shëndetësisë me premtime si paardhësit e tij appeared first on Flaka, në çdo lajm... .