A po thotë ministri i Brendshëm se në Njësinë e 6 zgjedhore dikush po përgatit manipulim zgjedhor?!

Shkruan: Adnan Azizi Inxhinjeringu i manipulimit të procesit të votimit, i njohur me zhargonin popullor – “Vjedhja e votave”, nuk është diçka e panjohur në proceset e deritanishme të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Bile-bile, pikërisht “vjedhja” në shumë cikle zgjedhore ka qenë përcaktues i fituesve ose humbësve në taborin elektoral shqiptar. Po ua kujtoj […]

Mars 28, 2024 - 19:00
 0  3
A po thotë ministri i Brendshëm se në Njësinë  e 6 zgjedhore dikush po përgatit manipulim zgjedhor?!

Shkruan: Adnan Azizi

Inxhinjeringu i manipulimit të procesit të votimit, i njohur me zhargonin popullor – “Vjedhja e votave”, nuk është diçka e panjohur në proceset e deritanishme të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Bile-bile, pikërisht “vjedhja” në shumë cikle zgjedhore ka qenë përcaktues i fituesve ose humbësve në taborin elektoral shqiptar. Po ua kujtoj vetëm zgjedhjet e vitit 2016, kur Lëvizja BESA u dëmtua rëndë me tre deputetë, përmes procesverbaleve që u falsifikuan, pasiqë paraprakisht ndodhi pikërisht “mbushja e kutive me fletvotime” në vendvotimet e caktuara të cilat i kishte përzgjedhur partia shqiptare në pushtet.

Pra, vjedhja e votave dhe manipulimet me procesverbalet, kishin ndodhur pikërisht në vendet ku kishte asistuar edhe policia që përkujdesej gjoja për mbarëvajtje të procesit. Bëhet fjalë për “makineri të padukshme votuese” që përbëhet nga “militant të verbër partiakë”, por edhe funksionarë të partisë shqiptare në pushtet.

Këtë zanat, fatkeqësisht, tanimë 24 vite e kanë “perfeksionuar” ata që 4-5 ciklet e fundit zgjedhore i kanë fituar me shantazh, presione, kushtëzime dhe sidomos me vjedhje te votave.

Prandaj, konsideroj se pas deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski se është jashtëzakonisht i shqetësuar për njësinë zgjedhore 6, në Tetovë, Gostivar, Bërvenicë dhe rrethinën e këtyre vendeve, sepse, siç u shpreh ai, “Qeveria nuk lejon të bëhen ndryshime të njeriut të parët të policisë, në qytetet që përfshinë Njësinë zgjedhore numër 6.”.

Misioni i OSBE/ODIHR-së në radhë të parë, e më pas edhe ambasadat dhe faktorët tjerë pëgjegjës për mbarvajtjen e procesit zgjedhor, duhet ta ngrisin ALARMIN për “deformimin, manipulimin dhe fallsifikimin” eventual gjatë procesit zgjedhor.

Nuk është hera e parë që gjëra të tilla i kanë shoqëruar ciklet zgjedhore, por kësaj radhe partia shqiptare në pushtet e trishtuar dhe e sikletosur tejmase nga humbja në zgjedhjet e 8 majit, është në gjendje të bëjë gjithcka.

Mendoj se jo vetëm misionet e huaja në Maqedoninë e Veriut, por edhe të gjithë faktorët tjerë relevantë e kompetentë per procesin zgjedhor, duhet të angazhohen për një proces të ndershëm, korrekt dhe demokratik zgjedhor, konform normave dhe parimeve demokratike. Pikërisht mbarvajtja e këtij procesi, do ta përcaktojë kahjen e mëtutjeshme të Maqedonisë së Veriut drejtë rrugëtimit në Bashkimin Europian.

Të jemi syçelë dhe impenjues në këtë drejtim për një proces të mirëfilltë zgjedhor, sepse këtë ua kemi borxh qytetarëve dhe brezave të rinjë.