Abdixhiku për deputetin gjerman Peter Beyer : mik i palëkundur i Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot për drekë pune me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer. Pas takimit, Abdixhiku u shpreh i lumtur që pati mundësinë të bisedojë me Beyer, të cilin e quan “mik të palëkundur të Kosovës”, shkruan IndeksOnline. “E njoftova për përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 […]

tetor 2, 2024 - 15:00
 0  4
Abdixhiku për deputetin gjerman Peter Beyer : mik i palëkundur i Kosovës
abdixhiku-per-deputetin-gjerman-peter-beyer-:-mik-i-palekundur-i-kosoves

abdixhiku-per-deputetin-gjerman-peter-beyer-:-mik-i-palekundur-i-kosoves

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot për drekë pune me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer.

Pas takimit, Abdixhiku u shpreh i lumtur që pati mundësinë të bisedojë me Beyer, të cilin e quan “mik të palëkundur të Kosovës”, shkruan IndeksOnline.

“E njoftova për përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, sikurse dhe vizionin tim për një Kosovë të fortë ekonomikisht, me mundësi për investime e jetë të mirë, e me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik” shkroi Abdixhiku.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Sot, në Prishtinë, pata një drekë pune me deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.

Si një mik i palëkundur i Kosovës, si një ndër kontribuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor, Peter ka qenë gjithnjë zë i fuqishëm i interesave të Republikës sonë në katër mandatet paraprake në Bundestag e në secilin funksion brenda CDU-së. Takimet me të janë gjithmonë të veçanta.

E njoftova për përgatitjet tona për zgjedhjet e 9 shkurtit, sikurse dhe vizionin tim për një Kosovë të fortë ekonomikisht, me mundësi për investime e jetë të mirë, e me dyer të hapura drejt komunitetit euroatlantik.