Abdixhiku shkon në Bllacali të Shtimes: Asgjë si takimet me familjet kosovare – jemi të fortë
Pasi zhvilloi takime me qytetarë në disa fshatra të Malishevës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiu, ka shkuar në Bllacali të Shtimes. Aty ka vizituar familjen Ramadani, Abdixhiku thotë se nuk ka me takimet me familjet kosovare. Ka thënë se ky ëshë një momentum i mirë, duke shtuar se LDK bashkë është
Pasi zhvilloi takime me qytetarë në disa fshatra të Malishevës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiu, ka shkuar në Bllacali të Shtimes.
Aty ka vizituar familjen Ramadani, Abdixhiku thotë se nuk ka me takimet me familjet kosovare.
Ka thënë se ky ëshë një momentum i mirë, duke shtuar se LDK bashkë është e fortë.
“Rrugës për në tubime e takime, u ndalëm në lagjen Bllacali të qytetit të Shtimes. Aty, tek familja Ramadani, ishin mbledhur e po na prisnin qytetarë të kësaj lagjeje. Asgjë si takimet me familjet kosovare! Sy më sy, fjalë më fjalë, në çdo anë të Kosovës për të shpërndarë kushtrimin e djathtë. Edhe këtu i falënderova për mbështetje. Kemi zbritur në lagje, fshatra, në secilën anë. Jemi bashkë, jemi të fortë, jemi në këmbë në këtë momentum të mirë”, ka shkrruar Abdixhiku në Facebook.