Ademi reagon pas deklaratave të Kurtit: Gjuha shqipe është zyrtare

Nënkryetar i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se “Në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet se na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare, e tash po u rrezikoheshka“, përcjell TV21. Ademi thotë se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe […] The post Ademi reagon pas deklaratave të Kurtit: Gjuha shqipe është zyrtare appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 18, 2024 - 20:00
 0  5
Ademi reagon pas deklaratave të Kurtit: Gjuha shqipe është zyrtare

Nënkryetar i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se “Në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet se na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare, e tash po u rrezikoheshka“, përcjell TV21. Ademi thotë se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe se pikërisht këtë po përpiqet ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese.

“Gjuha shqipe është zyrtare, madje edhe shprehimisht e kemi në ligj, ndërsa deklaratat ndryshe nga kjo mund t’i shërbejnë çdokujt, vetëm interesit të shqiptarëve jo. Pikërisht termin “gjuha shqipe” dëshiron ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese që kontrollohet nga kjo qeveri pa legjitimitet etnik. Pikërisht për këtë qëllim dhe fshierjen e këtij termi, VMRO-DPMNE ka dorëzuar iniciativë në Kushtetuese në vitin 2019, e tash pritet të pranohet si e bazuar nga institucioni parapolitik. Ndër shqiptarët ka idealistë të shumtë që do ta mbrojnë shqipen zyrtare”, ka shkruar mes tjerash Ademi./tv21.tv

The post Ademi reagon pas deklaratave të Kurtit: Gjuha shqipe është zyrtare appeared first on InfoShqip.com.