Ademi: Skenarët për destabilizimin e vendit e kanë burimin te Qeveria e Mickoskit!
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një intervistë për gazetën LAJM, ka hedhur poshtë akuzat për përgatitjen e skendarëve për destabilizimin e vendit, siç akuzon kryeministri Mickoski. Ademi tha se, The post Ademi: Skenarët për destabilizimin e vendit e kanë burimin te Qeveria e Mickoskit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në një intervistë për gazetën LAJM, ka hedhur poshtë akuzat për përgatitjen e skendarëve për destabilizimin e vendit, siç akuzon kryeministri Mickoski.
Ademi tha se, burimi për destabilizimin e vendit duhet të kërkohet te Qeveria aktuale, a cila po nëpërkëmbë vullnetin politik të shqiptarëve, duke i diskriminuar ata në çdo aspekt.
“Nëse BDI dhe “Fronti Evropian” shqyrton mundësi që të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat demokratik për të përcuar mesazhin e vetë politikë në aspect të respektimit të legjitimitetit në radhë të parë, por edhe cështjeve tjera të rëndësishme, sic është cështja e gjuhës, cështja e balansuesit, cështja e degradimit, deshqiptarizimit të shtetit, unë mendoj se nuk është një hap në drejtim të destabilizimit. Destabilizimin duhet ta kërkojmë te burimi destabilizues. Burimi destabilizues është kjo qeveri monoetnike, pa legjitimitetin e shqiptarëve, që po i minon të gjitha të arriturat e shqiptarëve në këto 22 vite. Në sa institucione sot nuk ka më shqiptarë në menaxhment, në drejtim. Thua se dikush e ka tapinë për të drejtuar institucionet sensitive, institucionet e rëndësishme. Prandaj, nëse jemi qytetarë të barabatë të këtij vendi, nëse jemi dakorduar ta ndërtojmë të ardhmën së bashku, atëherë nuk duhet të ketë diskriminim në baza etnike se kush do të duhet dhe kush nuk do të duhet të drejtojë institucionet e rëndësishme. Por, duhet të merret parasysh edhe cilësia, dhe një insitucion duhet të jetë I arritshëm për gjithcka”, tha Ademi për gazetën LAJM.
The post Ademi: Skenarët për destabilizimin e vendit e kanë burimin te Qeveria e Mickoskit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .