Afati për vazhdimin e bursave studentore në Maqedoninë e Veriut do të jetë deri më 30 tetor

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut prej 1 tetorit e deri më 30 tetor do të pranon kërkesat për vazhdimin e bursës studentore, transmeton Portalb.mk. “Njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e bursës studentore nga vitet e kaluara akademike, që i plotësojnë kushtet e marrëveshjes për vazhdimin e të njëjtës, se afati për aplikim […]

shtator 30, 2024 - 22:00
 0  3
Afati për vazhdimin e bursave studentore në Maqedoninë e Veriut do të jetë deri më 30 tetor
Të rinj rinia Ctrl Z te rinj nga RMV Maqedonia student nxenes BE

Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut prej 1 tetorit e deri më 30 tetor do të pranon kërkesat për vazhdimin e bursës studentore, transmeton Portalb.mk.

“Njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e bursës studentore nga vitet e kaluara akademike, që i plotësojnë kushtet e marrëveshjes për vazhdimin e të njëjtës, se afati për aplikim do të jetë prej 01.10.2024 deri më 30.10.2024”, sqaroi Ministria.

Dokumentet e nevojshme, bursisti duhet t’i dërgon përmes aplikimit onlajn në portalin http://e-uslugi.mon.gov.mk. Një nga dokumentet që duhet të dërgohet është edhe indeksi, për të vërtetuar nëse kanë mbaruar 80 %, gjegjësisht 90 % e provimeve.