AGK: Foto-montazhe të rrezikshme me fotografi të gazetarëve dhe mediave

Një sërë foto-montazhesh janë shfaqur sot në mediat sociale, në të cilat shihen fytyra e disa prej gazetarëve kosovarë, përcjellur me mesazhe të sajuara, por, logo të vërteta të disa prej medieve kosovare. Siç bën të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, disa prej gazetarëve të atakuar nga këto foto-montazhe janë: Vehbi Kajtazi, Valon Syla, […]

gusht 8, 2024 - 14:00
 0  5
AGK: Foto-montazhe të rrezikshme me fotografi të gazetarëve dhe mediave
agk:-foto-montazhe-te-rrezikshme-me-fotografi-te-gazetareve-dhe-mediave

agk:-foto-montazhe-te-rrezikshme-me-fotografi-te-gazetareve-dhe-mediave

Një sërë foto-montazhesh janë shfaqur sot në mediat sociale, në të cilat shihen fytyra e disa prej gazetarëve kosovarë, përcjellur me mesazhe të sajuara, por, logo të vërteta të disa prej medieve kosovare.

Siç bën të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, disa prej gazetarëve të atakuar nga këto foto-montazhe janë: Vehbi Kajtazi, Valon Syla, Berat Buzhala, dhe të tjerë. Në to, zakonisht është përdorur rrejshëm logoja e medias së pavarur serbe nga Mitrovica Veriore, Kossev. Ndërkohë, linqet e supozuara të lajmit përfshijnë media si Zëri, Telegrafi, Kosova Sot, dhe të ngjashme.

“AGK-ja, e sheh këtë fushatë si ekstremisht të rrezikshme për gazetarët dhe mediet, dhe fton Policinë e Kosovës me Njësitin Kibernetnik, që urgjentisht të hetojë prejardhjen e postimeve të tilla dhe të parandalojë vazhdimin e publikimit të tyre”, thuhet mes tjerash në një reagim të këtij Asociacioni.