Protestë në veri pas arrestimit të dy politikanëve serbë

Serbët e punësuar në institucionet publike serbe në Mitrovicë të Veriut po protestojnë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, pas arrestimit të dy politikanëve serbë më 8 gusht. Në mesin e protestuesve ka edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit. Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq nga partia […]

gusht 8, 2024 - 14:00
 0  5
Protestë në veri pas arrestimit të dy politikanëve serbë
proteste-ne-veri-pas-arrestimit-te-dy-politikaneve-serbe

proteste-ne-veri-pas-arrestimit-te-dy-politikaneve-serbe

Serbët e punësuar në institucionet publike serbe në Mitrovicë të Veriut po protestojnë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, pas arrestimit të dy politikanëve serbë më 8 gusht.

Në mesin e protestuesve ka edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.

Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe, u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se ata u arrestuan për pengim të punëtorëve të kësaj komune, të cilët ishin duke lyer në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Sipas Elshanit, Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.

Të dy u arrestuan në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.

Mësohet se këta politikanë kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës.

Arrestimi i Arsenijeviqit dhe Vellkoviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut u mbajt një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Para nisjes së debatit, në komunën e Mitrovicës së Veriut shkuan anëtarë të partisë së Arsenijeviqit, që kërkuan nga Elshani të shpejgoi se pse u arrestuan dy anëtarët e kësaj partie.

Në debat morën pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, të komunës së Mitrovicës së Veriut, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u kishte bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në të për “shprehur shqetësimet e tyre të cilat do të trajtohen nga përfaqësuesit tanë institucionalë dhe institucionet e vendit”.