Ahmeti: Unë skuqem nga turpi i tyre!

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetet sociale i është drejtuar presidentes dhe qytetarëve, duke kërkuar falje për, siç e quan Ahmeti, skandalin diplomatik. “E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme. […]

gusht 2, 2024 - 19:30
 0  6
Ahmeti: Unë skuqem nga turpi i tyre!

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një shkrimi në rrjetet sociale i është drejtuar presidentes dhe qytetarëve, duke kërkuar falje për, siç e quan Ahmeti, skandalin diplomatik.

“E dashur Presidente, më vjen shumë keq për incidentin dhe skandalin e papranueshëm diplomatik në aeroportin e Shkupit dhe e dënoj në formën më të ashpër të mundshme. Unë skuqem nga turpi i tyre dhe lus të gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë, por edhe qytetarët tanë, që ti falin për arsye se nuk dijnë se ç’bëjnë. Kur nuk kanë turp të shkelin mbi popullin e vet, mbi vullnetin demokratik të qytetarëve në zgjedhje e të vihen në shërbim vazal e servil të tjetër kujt duke na sjell Putinin e Viçiqin në Qeveri, atëherë si pyet askush për asgjë dhe na turpërojnë çdo ditë, nga disa herë me rradhë”, ka shkruar Ahmeti.