AKB: Mbi 1 mijë e 500 biznese u mbyllën këtë vit në Kosovë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësisë për vitin 2024 të hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë në periudhën 01 janar-15 dhjetor 2024 Sipas këtij studimi janë hapur rreth 11 mijë e 500 biznese të reja por janë mbyllur  mbi 1500 biznese aktive që ishin ndër vite. Arsyet e

dhjetor 19, 2024 - 13:00
 0  7
AKB: Mbi 1 mijë e 500 biznese u mbyllën këtë vit në Kosovë
akb:-mbi-1-mije-e-500-biznese-u-mbyllen-kete-vit-ne-kosove

akb:-mbi-1-mije-e-500-biznese-u-mbyllen-kete-vit-ne-kosove

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësisë për vitin 2024 të hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë në periudhën 01 janar-15 dhjetor 2024

Sipas këtij studimi janë hapur rreth 11 mijë e 500 biznese të reja por janë mbyllur  mbi 1500 biznese aktive që ishin ndër vite.

Arsyet e mbylljes ishin të ndryshme: Humbja e fuqisë konkurruese, kreditë dhe shërbimet bankare të shtrenjta, konkurrenca jo e drejtë, mos qasje në tenderë publike, tatimet dhe dënime të larta, pengesa në marrje të lejeve dhe licencave të punës në ndërtimtari, mos mbështetje nga qeveria qendrore dhe lokale, burokraci dhe korrupsioni në grante.

Agim Shahini kryetar i AKB-ës thotë se ky trend vazhdon të jetë i njëjtë që nga viti 2021 i hapjes dhe mbylljes së bizneseve në Kosovë.

“Kosovarët kanë iniciativa për të hapur biznese por jo të gjithë kanë suksese, qeveria duhet ti mbështet më shumë këto iniciativa dhe të fal ndëshkime e gjoba të cilat janë të lartë Kosovë”.