Aksham Pazari me ekskursione i shkollës Shtjefën Gjeçovi

Një aksham pazar me ekskursione është duke ndodhur në shkollën e mesme Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë. Një njoftim të pa zakontë, të pa parë deri më tash, në kundërshtim të plotë me udhëzimin administrativ 02/2016, Ligjin e Konkurrencës, por edhe ligjeve tjera të aplikueshme në vendin tonë u ka dërguar kompanive turistike drejtoria e Shkollës […]

shtator 17, 2024 - 20:00
 0  5
Aksham Pazari me ekskursione i shkollës Shtjefën Gjeçovi
aksham-pazari-me-ekskursione-i-shkolles-shtjefen-gjecovi

aksham-pazari-me-ekskursione-i-shkolles-shtjefen-gjecovi

Një aksham pazar me ekskursione është duke ndodhur në shkollën e mesme Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë.

Një njoftim të pa zakontë, të pa parë deri më tash, në kundërshtim të plotë me udhëzimin administrativ 02/2016, Ligjin e Konkurrencës, por edhe ligjeve tjera të aplikueshme në vendin tonë u ka dërguar kompanive turistike drejtoria e Shkollës Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë për organizimin e ekskursionit me maturantë në Shqipëri.

Në njoftimin e dërguar shkolla në kundërshtim të plotë me ligjin e ka zgjedhur hotelin Bonita në Durrës, deri sa nga kompanitë turistike kanë kërkuar që t’i dërgojnë ofertat e ku një prej kritereve është që të kenë marrëveshje me hotelin e preferuar të drejtorisë së shkollës.

Por, ky kriter i vendosur bie në kundërshtrshtim të plotë me kriteret e vlerësimit të ofertave, e ku njeri prej kritereve kryesore është lloji i hotelit, kategoria e hotelit në bazë të yjeve, raporton Front Online.

Përzgjedhja e hotelit nga shkolla eliminon konkurrencën, por edhe krijon dyshime për kurdisje të këtij tenderi, pasi që shkolla ka zgjedhur hotelit, e nga kompanitë turistike kërkohet që të kenë marrëveshje me këtë hotel.

Portali për këtë çështje ka kontaktuar disa nga agjencitë turistike që operojnë në vendin tonë e që këtë veprim të shkollës e kanë cilësuar si skandal që duhet të hetohet nga organet e hetuesisë.

“Nuk ka logjik kjo që ka ndodhur. Ky rast është për Prokurori. Ky proces është 100 % i kurdisur. Kur shkolla e cakton hotelin çfarë logjike ka që të kërkohet oferta nga kompanitë turistike” thotë njeri prej drejtueseve të Agjencive turistike i cili nuk deshi të identifikohej për publik.

Sipas tij, përzgjedhja e shkollës paraqet favorizim të një hoteli dhe kjo paraqet një shkelje të rëndë ligjore.

Përfaqësuesi i kompanisë turistike i kontaktuar nga portali që nuk deshi të identifikohej ka bëre të ditur se nesër këtë rast do ta dërgojnë në Prokurori. /FrontOnline/