Aksident i rëndë në Serbi, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut, familja po kthehej nga Sllovenia

Në një aksident të rëndë në autostradën mbi Predejan-Leskoc në Serbi, në hyrje të Grykës së Gërdelicës, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku grua e re ka humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur me lëndime të rënda, përcjell INA. Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për një familje nga Maqedonia e […] The post Aksident i rëndë në Serbi, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut, familja po kthehej nga Sllovenia appeared first on InfoShqip.com.

Korrik 19, 2024 - 15:30
 0  15
Aksident i rëndë në Serbi, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut, familja po kthehej nga Sllovenia

Në një aksident të rëndë në autostradën mbi Predejan-Leskoc në Serbi, në hyrje të Grykës së Gërdelicës, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku grua e re ka humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë kanë mbetur me lëndime të rënda, përcjell INA.

Sipas mediave lokale, bëhet fjalë për një familje nga Maqedonia e Veriut, e cila po kthehej në shtëpi pas pushimeve në Slloveni. Në mesin e të plagosurve janë dy fëmijë 2 vjeç dhe 4 vjeç, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Leskovcit.

Aksidenti ka ndodhur pak para orës 18.00, ku siç raportohet nga mediat lokale me shumë gjasa drejtuesi i mjetit, 28 vjeçari me inicialet I.A. ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur fort argjinaturën (parmakët) e autostradës.

“Gruaja ka qenë pasagjere, kemi transportuar dy fëmijë, njëri prej të cilëve ka lëndime të rënda, lëndime ka edhe shoferi, bashkëshorti i të ndjerës, por duket se janë të lehta, edhe pse nuk mund të themi asgjë të sigurt derisa të bëhen ekzaminimet”, shpjeguan nga spitali i Leskocit./INA/

The post Aksident i rëndë në Serbi, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut, familja po kthehej nga Sllovenia appeared first on InfoShqip.com.