Aksident: Lëndohen katër adoleshentë, një grua e re dhe një fëmijë dy vjeç

Katër adoleshentë, një grua e re dhe një fëmijë, dy vjeç, u lënduan në një përplasje midis veturës “Golf” dhe “Passat”, në rrugën Kondovë – Sfillarë e Poshtme. Një aksident The post Aksident: Lëndohen katër adoleshentë, një grua e re dhe një fëmijë dy vjeç appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Nëntor 11, 2025 - 18:30
 0
Aksident: Lëndohen katër adoleshentë, një grua e re dhe një fëmijë dy vjeç

Katër adoleshentë, një grua e re dhe një fëmijë, dy vjeç, u lënduan në një përplasje midis veturës “Golf” dhe “Passat”, në rrugën Kondovë – Sfillarë e Poshtme.

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi dje pasdite, në rrugën lokale midis fshatrave të Shkupit, Kondovë- Sfillarë e Poshtme, kur një makinë e tipit “Golf” e drejtuar nga një djalë 15-vjeçar nga Shkupi, u përplas me një veturë “Passat”, e drejtuar prej 27-vjeçari A.M., nga Sfillarja e Poshtme, përcjell gazeta Lajm.

Me këtë rast shoferi i moshës së mitur, mori lëndime të rënda, si dhe bashkëudhëtari 14-vjeçar nga Shkupi. Dy të rinj të tjerë – një 15-vjeçar nga Kondova dhe një 17-vjeçar nga Shkupi, të cilët ishin gjitjhashtu në “Golf”, poashtu u lënduan.

Në automjetin e dytë, “Passat”, shoferi 27-vjeçar A.M. dhe vajza e saj dyvjeçare, pësuan lëndime të lehta.

Të lënduarit menjëherë u dërguan në Spitalin e Përgjitëshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe në klinikën “Nëna Tereza”.

The post Aksident: Lëndohen katër adoleshentë, një grua e re dhe një fëmijë dy vjeç appeared first on Flaka, në çdo lajm... .