RMV: Jepen 314 leje ndërtimi vetëm në shtator, planifikohet ndërtimi i 727 banesave të reja
Gjatë muajit shtator të këtij viti janë miratuar 314 leje ndërtimi, që përbën një rritje prej 6,1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njofton Enti Shtetëror i Statistikës. Sipas të The post RMV: Jepen 314 leje ndërtimi vetëm në shtator, planifikohet ndërtimi i 727 banesave të reja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Gjatë muajit shtator të këtij viti janë miratuar 314 leje ndërtimi, që përbën një rritje prej 6,1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njofton Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas të dhënave, vlera e parashikuar e objekteve është 7.124.419 mijë denarë, që tregon një ulje prej 5,2% në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit:
- 220 leje (70,1%) janë për objekte të ndërtimit të lartë,
- 38 leje (12,1%) për objekte të ndërtimit të ulët,
- 56 leje (17,8%) për objekte rikonstruimi.
Sa i përket investitorëve:
- 229 objekte (72,9%) kanë persona fizikë si investitorë,
- 85 objekte (27,1%) janë investime nga subjektet afariste.
Gjatë periudhës raportuese, është planifikuar ndërtimi i 727 banesave me një sipërfaqe totale prej 69.411 m².
The post RMV: Jepen 314 leje ndërtimi vetëm në shtator, planifikohet ndërtimi i 727 banesave të reja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .