Aksident në Komoran, vdes motoçiklisti

Një motoçiklist ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Komoran. Në këtë aksident, janë përfshirë një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje, tha zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 13:30  kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një […]

shtator 1, 2024 - 20:00
 0  7
Aksident në Komoran, vdes motoçiklisti

Një motoçiklist ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Komoran.

Në këtë aksident, janë përfshirë një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje, tha zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:30  kemi pranuar informatën se në rrugën “Nazmi Gashi ” në Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar motoçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë .Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në  QKUK. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti.