Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. “Sot rreth orës 13:20, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë […]

maj 28, 2024 - 19:01
 0  11
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, tre të lënduar
aksident-ne-rrugen-prishtine-ferizaj,-tre-te-lenduar

aksident-ne-rrugen-prishtine-ferizaj,-tre-te-lenduar

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 13:20, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona”, ka deklaruar ajo për Front Online.

Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.