Kurti përzihet në zgjedhjet e Luginës së Preshevës, reagon djali i Komandant Lleshit: Kjo është e paprecendent, do votojë populli në Bujanoc, jo në Prishtinë

Djali u komandat Lleshit, Levent Qazimi i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit pasi ky i fundit ka çuar dy këshilltarë të tij si kandidat për kryetarë të Preshevës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Qazimi e ka quajtur të paprecedent veprimin e Kurtit. “E rrugës do të ishte Kryeministër […]

maj 28, 2024 - 19:01
 0  12
Kurti përzihet në zgjedhjet e Luginës së Preshevës, reagon djali i Komandant Lleshit: Kjo është e paprecendent, do votojë populli në Bujanoc, jo në Prishtinë
kurti-perzihet-ne-zgjedhjet-e-lugines-se-presheves,-reagon-djali-i-komandant-lleshit:-kjo-eshte-e-paprecendent,-do-votoje-populli-ne-bujanoc,-jo-ne-prishtine

kurti-perzihet-ne-zgjedhjet-e-lugines-se-presheves,-reagon-djali-i-komandant-lleshit:-kjo-eshte-e-paprecendent,-do-votoje-populli-ne-bujanoc,-jo-ne-prishtine

Djali u komandat Lleshit, Levent Qazimi i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit pasi ky i fundit ka çuar dy këshilltarë të tij si kandidat për kryetarë të Preshevës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Qazimi e ka quajtur të paprecedent veprimin e Kurtit.

“E rrugës do të ishte Kryeministër të bëni thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale në Bujanoc, të tregoni se jeni i pa anshëm dhe jeni i të gjithë shqiptarëve këndej kufirit, të promovoni rëndësinë e pjesëmarrjes masive të shqiptarëve në këto zgjedhje, duke patur parasysh numrin e madh të migruesve, e veçanërisht të rinjëve nga Lugina këto 4 vitet e fundit, e jo kurrsesi kjo që ju po bëni apo tentoni të bëni”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Reagimi i tij i plotë:

I nderuar Kryeministër Kurti,

Zgjedhjet lokale në Luginë të Preshevës po afrohen, më saktësisht ato janë më 2 qershor dhe vetëm popullit të Luginës, sovranit dhe askujt tjetër nuk i takon, të jap verdiktin e vet duke shfrytëzuar të drejtën e votës.

Për këto zgjedhje paskeni planifikuar një takim mbështetës në Prishtinë, për vetëm një subjekt politik në Luginë, nga i cili subjekt ke dy këshilltarë politikë në qeverinë tuaj, të cilët pa dhënë dorëheqje nga funksionet e tyre në Prishtinë, po kandidojnë për kryetarë komune, njëri në Bujanoc e tjetri në Preshevë.

Kjo që ju po bëni është e pa precedent, asnjëherë e parë më parë, në asnjë vend të rajonit, që një lider i konsideruar lider kombëtar të provojë të ndikojë në vullnetin e popullit, duke mbështetur vetëm një subjekt politik, e anashkaluar tri subjekte tjera politike, që kanë një numër të madh të votuesve mbrapa.

E rrugës do të ishte Kryeministër të bëni thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet lokale në Bujanoc, të tregoni se jeni i pa anshëm dhe jeni i të gjithë shqiptarëve këndej kufirit, të promovoni rëndësinë e pjesëmarrjes masive të shqiptarëve në këto zgjedhje, duke patur parasysh numrin e madh të migruesve, e veçanërisht të rinjëve nga Lugina këto 4 vitet e fundit, e jo kurrsesi kjo që ju po bëni apo tentoni të bëni.

Mbështetjen tuaj keni mund ta jepni duke deleguar njerëzit tuaj nëpër tubimet e PVD-së këtu në Bujanoc, që të shihni nga afër gjendjen e popullit tonë këtu, perspektivën që ka krijuar ky subjekt politik po këto 4 vitet e fundit sa ishte në pushtet, duke parë me sytë tuaj mbështetjen që kanë nga populli, e jo në Prishtinë.

Do të votojë populli në Bujanoc, jo në Prishtinë.

Sovrani do të vendosë duke u bazuar në atë çfarë është bërë e punuar këto vite pushtet këtu, e as JU dhe as njëqind takime mbështetëse të këtilla nuk do të ndryshojnë vullnetin e popullit me 2 Qershor.

Do të duhej të jeni faktor unifikues Kryeministër dhe roli juaj do të duhej të aktivizohet pas 2 Qershorit, duke mbështetur të gjithë partitë politike shqiptare në krijimin e një shumice qeverisëse shqiptare, po t’ia donit vërtetë të mirën popullit të Luginës.