Aksidentohen dy vetura në fshatin Koreticë, lëndohen pesë persona

Një aksident mes dy veturave është regjistruar ditën e së shtunës në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Koreticë. Si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. “Rreth orës 17:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë […]

gusht 11, 2024 - 02:00
 0  6
Aksidentohen dy vetura në fshatin Koreticë, lëndohen pesë persona
aksidentohen-dy-vetura-ne-fshatin-koretice,-lendohen-pese-persona

aksidentohen-dy-vetura-ne-fshatin-koretice,-lendohen-pese-persona

Një aksident mes dy veturave është regjistruar ditën e së shtunës në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Koreticë.

Si pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:45, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Koreticë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vend-ngjarje”, tha Krasniqi për Klankosova.tv.