Aktakuza ndaj Nagip Krasniqit, Azemi: Ndërmarrja e KEK-ut u kthye në çerdhe të krimit

Anëtari i Lidhjës Demokratike të Kosovës(LDK), Visar Azemi ka reaguar pas vendimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit për keqpërdorim të pozitëz zyrtare. Azemi ka thënë se partia në pushtet “Vetëvendosje” vazhdonte ta mbronte Nagip Krasniqin edhe pas arrestimit të tij. “Këtë njeri që e kishte […]

gusht 19, 2024 - 20:00
 0  6
Aktakuza ndaj Nagip Krasniqit, Azemi: Ndërmarrja e KEK-ut u kthye në çerdhe të krimit
aktakuza-ndaj-nagip-krasniqit,-azemi:-ndermarrja-e-kek-ut-u-kthye-ne-cerdhe-te-krimit

aktakuza-ndaj-nagip-krasniqit,-azemi:-ndermarrja-e-kek-ut-u-kthye-ne-cerdhe-te-krimit

Anëtari i Lidhjës Demokratike të Kosovës(LDK), Visar Azemi ka reaguar pas vendimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës për ngritjen e aktakuzës ndaj ish-drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit për keqpërdorim të pozitëz zyrtare.

Azemi ka thënë se partia në pushtet “Vetëvendosje” vazhdonte ta mbronte Nagip Krasniqin edhe pas arrestimit të tij.

“Këtë njeri që e kishte instaluar partia në pushtet në krye të KEK-ut, edhe pas arrestimit të tij, ishte marrë në mbrojtje nga zyrtarët më të lartë të pushtetit. E mbronte gjithë Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e cilës ishte. Siç e mbronin dhe mbrojnë edhe Martin Berishaj, kryemafiozin e energjisë, të cilin raportohej se Nagip Krasniqi e takonte fshehtas”, ka deklaruar Azemi, transmeton Front Online.

Tutje ai ka shtuar se ndërrmarja e KEK-ut u kthye në çerdhe të krimit, sipas tij për shkak të njerëzvë që janë në pushtet.

“Kjo garniturë e njerëzve të pushtetit që bënin pazare me energjinë, i solli dëme Kosovës në miliona euro. Ndërmarrja e KEK-ut u kthye në çerdhe të krimit, me qindra kontrata njëburimore në vlerën e mbi 100 milionë eurove për dosta të pushtetarëve”.

“Aktakuza e sotme është pasqyra e përfshirjes së pushtetit në KEK. Ky kontroll e ndikim është i dëmshëm e duhet të marrë fund. Urojmë që organet e drejtësisë do të arrijnë ta zbardhin tërësisht krimin në KEK, pa u penguar nga ky pushtet që me çdo kusht e do kapjen e secilit institucion”, ka shkruar Azemi./Front Online/

Postimi i plotë: