Albin Kurti përzihet edhe në zgjedhjet e Luginës, përkrahë këshilltaren e vet në garën për kryetare të Preshevës

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të marrë pjesë në një tubim mbështetës për kandidatët e Partisë për Veprim Demokratik, për zgjedhjet në Luginë. Takimi do të mbahet këtë të mërkurë, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Përveç Kurtit, pjesëmarrës do të jenë edhe këshilltarja e Kurtit, […]

maj 27, 2024 - 23:01
 0  4
Albin Kurti përzihet edhe në zgjedhjet e Luginës, përkrahë këshilltaren e vet në garën për kryetare të Preshevës
albin-kurti-perzihet-edhe-ne-zgjedhjet-e-lugines,-perkrahe-keshilltaren-e-vet-ne-garen-per-kryetare-te-presheves

albin-kurti-perzihet-edhe-ne-zgjedhjet-e-lugines,-perkrahe-keshilltaren-e-vet-ne-garen-per-kryetare-te-presheves

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të marrë pjesë në një tubim mbështetës për kandidatët e Partisë për Veprim Demokratik, për zgjedhjet në Luginë.

Takimi do të mbahet këtë të mërkurë, në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Përveç Kurtit, pjesëmarrës do të jenë edhe këshilltarja e Kurtit, tash kandidate për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, kandidati për kryetar të Bujanocit, Ragmi Mustafa si dhe deputeti në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Të tre këta, njihen si persona të afërt me kryeministrin, gjë për të cilën Kurti ka shprehur mbështetje edhe publikisht.

“Të dashur Luginas, që jetoni, studioni e veproni në Republikën e Kosovës. Në kuadër të zgjedhjeve lokale që po mbajmë në komunat tona në Luginë të Preshevës, do të mbajmë një takim edhe me ju në ambientet e Universitetit të Prishtinës.

Më 29 maj, të mërkurën e kësaj jave, shihemi në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik të këtij Universiteti. Ftoni familjen, miqtë, shokët e shoqet dhe ejani bisedojmë e shpalosim zotimet tona për komunën. Shihemi të mërkurën ora 18:00 në Prishtinë”, shkruan Sinani.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në Luginë mbahen me 2 qershor 2024./Front Online/