Ali Ahmeti nderon Nuri Mazarin: “Komandant Struga i dha idealit fytyrën e guximit”
Me rastin e 20-vjetorit të rënies së Nuri Mazarit – Komandant Struga, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, së bashku me familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë, ka bërë homazhe në nder të The post Ali Ahmeti nderon Nuri Mazarin: “Komandant Struga i dha idealit fytyrën e guximit” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Me rastin e 20-vjetorit të rënies së Nuri Mazarit – Komandant Struga, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, së bashku me familjarë, miq dhe bashkëveprimtarë, ka bërë homazhe në nder të figurës së tij.
“Nuri Mazari ishte një nga bashkëluftëtarët e mi në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe mbetet një figurë emblematike jo vetëm për Strugën, por për mbarë shqiptarinë”, theksoi Ahmeti.
Ai e cilësoi Mazarin si një prej atyre që “nuk u mjaftua vetëm me idealin, por ia dha atij fytyrën e guximit dhe veprës”.
Ahmeti rikujtoi edhe rolin politik të Nuri Mazarit pas konfliktit të vitit 2001, duke theksuar angazhimin e tij institucional në Komunën e Strugës:
“Pas luftës, Nuriu nuk e ndali misionin e tij. Angazhimi i tij politik si këshilltar komunal pas zgjedhjeve të vitit 2005 e bëri atë pjesë të themelimit institucional të Komunës së Strugës siç e njohim sot.”
Në përmbyllje të fjalës së tij, Ahmeti u shpreh:
“Kujtimi i tij është amanet për të vazhduar rrugën e përkushtimit për liri, barazi dhe dinjitet.”
“Lavdi përjetë Komandantit Struga! Lavdi të gjithë atyre që idealin kombëtar e kthyen në realitet politik dhe institucional!” – përfundoi Ali Ahmeti. Flaka
The post Ali Ahmeti nderon Nuri Mazarin: “Komandant Struga i dha idealit fytyrën e guximit” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
