Ambasadat e Zvicrës, Gjermanisë dhe Suedisë, më 16 maj organizojnë në Shkup festë për Eurovisionin
Ambasada e Zvicrës në Shkup, së bashku me Ambasadat e Gjermanisë dhe Suedisë, do të organizojnë ngjarje për të festuar Eurovisionin më 16 maj, duke filluar nga ora 20:00, në Suli An (Fakulteti i Arteve të Bukura – FAB Shkup), transmeton Portalb.mk. Nën sloganin “Të bashkuar në diversitetin tonë”, Zvicra do të presë Festivalin e […]


Ambasada e Zvicrës në Shkup, së bashku me Ambasadat e Gjermanisë dhe Suedisë, do të organizojnë ngjarje për të festuar Eurovisionin më 16 maj, duke filluar nga ora 20:00, në Suli An (Fakulteti i Arteve të Bukura – FAB Shkup), transmeton Portalb.mk.
Nën sloganin “Të bashkuar në diversitetin tonë”, Zvicra do të presë Festivalin e Këngës Eurovision në Bazel këtë vit. Festimi në Shkup do të zhvillohet një ditë para natës finale të Eurovisionit, me muzikë nga Eurovision dhe program argëtues.
Eventi është falas.