Analistët: S’pritet progres në dialog
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i vazhdojnë kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatim të marrëveshjeve të arritura deri më tani. Këto mesazhe iu dërguan dy shteteve edhe gjatë takimeve që patën në Nju-Jork. Pavarësisht presionit, njohës të procesit nuk presin hapa gjatë këtij viti drejt zbatimit të marrëveshjeve. Dialogu me […]
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i vazhdojnë kërkesat ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatim të marrëveshjeve të arritura deri më tani. Këto mesazhe iu dërguan dy shteteve edhe gjatë takimeve që patën në Nju-Jork. Pavarësisht presionit, njohës të procesit nuk presin hapa gjatë këtij viti drejt zbatimit të marrëveshjeve.
Dialogu me Serbinë ishte thuajse kryefjala e takimeve që pati kryeministri Albin Kurti të premten me emisarin të këtij procesi e aktorë të tjerë ndërkombëtarë.
Teksa është rritur presioni ndërkombëtar që palët t`i zbatojnë marrëveshjet, kryeministri Kurti theksoi nevojën për nënshkrim e zbatim të Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj.
Pavarësisht mesazheve të njëpasnjëshme që po i dërgohen Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, njohës të këtij procesi nuk presin hapa konkretë nga palët gjatë këtij viti.