Kushtetuesja sqarohet rreth procesit të anëtarësimit në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane

Gjatë ditës së djeshme, mediat serbe kanë raportuar se është refuzuar kërkesa për anëtarësim e Gjykatës Kushtetuese, në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane. Sipas tyre, kjo se për shkak se nuk ka marrë shumicën e nevojshme prej dy të tretave të anëtarëve të pranishëm në Rrethin e Kryetarëve të Konferencës. Lidhur me këtë, zëdhënësi i […]

maj 29, 2024 - 13:01
 0  4
Kushtetuesja sqarohet rreth procesit të anëtarësimit në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane

Gjatë ditës së djeshme, mediat serbe kanë raportuar se është refuzuar kërkesa për anëtarësim e Gjykatës Kushtetuese, në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane.

Sipas tyre, kjo se për shkak se nuk ka marrë shumicën e nevojshme prej dy të tretave të anëtarëve të pranishëm në Rrethin e Kryetarëve të Konferencës.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Gjykatës Kushtetuese Veton Vula, në një përgjigje për Klankosova.tv tha se anëtarësimi është mbështetur nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës por jo edhe nga ato që nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Vula shpjegoi se cilat hapa do t’i ndërmarrë Kushtetuesja për ta siguruar anëtarësimin.

“Megjithatë, Gjykatat Kushtetuese anëtare të KEGJK-së, janë pajtuar që të themelojnë një komitet të veçantë, i cili do të shqyrtojë aplikacionin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për anëtarësim me procedurë të përshpejtuar dhe para mbajtjes së Kongresit të 20-të që do të mbahet pas tri vjetësh, por në takimin e Qarkut të Kryetarëve që do të mbahet në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm nën kryesimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.