Antigona Gashi u kthye nga SHBA-ja për t’i shërbyer Pejës: Dua të jap më të mirën për vendlindjen

Antigona Gashi, kandidate për asambliste nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës në Pejë, ka jetuar për 30 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas një periudhe të gjatë në diasporë, ajo është rikthyer në Kosovë me synimin për të kontribuar në zhvillimin e qytetit të saj. “Dashuria që ta jap kontributin tim për

tetor 8, 2025 - 20:00
 0
Antigona Gashi u kthye nga SHBA-ja për t’i shërbyer Pejës: Dua të jap më të mirën për vendlindjen
Antigona Gashi u kthye nga SHBA-ja për t’i shërbyer Pejës: Dua të jap më të mirën për vendlindjen

Antigona Gashi u kthye nga SHBA-ja për t’i shërbyer Pejës: Dua të jap më të mirën për vendlindjen

Antigona Gashi, kandidate për asambliste nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës në Pejë, ka jetuar për 30 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas një periudhe të gjatë në diasporë, ajo është rikthyer në Kosovë me synimin për të kontribuar në zhvillimin e qytetit të saj.

“Dashuria që ta jap kontributin tim për vendlindjen më ka shtyrë t’i bashkohem garës. Dua të jap më të mirën për Pejën. Partia Demokratike e Kosovës është një derë e hapur për të gjithë, nuk bën klasifikime dhe krijon mundësi,” ka deklaruar Gashi.

Ajo ka theksuar se prioritetet e saj janë fushat që prekin drejtpërdrejt qytetarët: arsimi dhe shëndetësia. “Edukimi dhe shëndeti kanë qenë çështjet që qytetarët i kanë ndarë me mua, përfshirë edhe nevojën për orë shtesë në shkollat publike,” ka shtuar ajo.

Me përvojën e gjatë jashtë vendit dhe dëshirën për të kontribuar në komunitet, Antigona Gashi synon të jetë një zë i fortë për Pejën në Asamblenë Komunale. /Gazeta10