Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Ukraina ka rënë dakord për kushtet e marrëveshjeje të rëndësishme minerale me Shtetet e Bashkuar. Kjo, sipas një burimi qeveritar ukrainas që ka folur për Skynews. Marrëveshja, pasi të nënshkruhet, mund të hapë një partneritet të ri afatgjatë midis Kievit dhe administratës së presidentit, Donald Trump pas disa javësh tensionesh në rritje. Burimi tha se […]

shkurt 26, 2025 - 02:00
 0  4
Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Ukraina ka rënë dakord për kushtet e marrëveshjeje të rëndësishme minerale me Shtetet e Bashkuar.

Kjo, sipas një burimi qeveritar ukrainas që ka folur për Skynews.

Marrëveshja, pasi të nënshkruhet, mund të hapë një partneritet të ri afatgjatë midis Kievit dhe administratës së presidentit, Donald Trump pas disa javësh tensionesh në rritje.

Burimi tha se dokumenti pritet të nënshkruhet “shumë shpejt”.

Kjo madje mund të ndodhë gjatë një takimi ballë për ballë midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe homologut amerikan.

Marrëveshja përcakton kushtet për krijimin e një fondi të ri për të investuar në mineralet e Ukrainës, materialet e rralla dhe burimet e tjera natyrore të vlefshme.