BIK del me një njoftim rreth aktiviteteve që priten të realizohen përgjatë muajit Ramazan

Bashkësia Islame e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, nën kryesimin e kryetarit Myftiut Naim Tërnava. Në njoftimin e BIK-ut bëhet e ditur se pikë kryesore ka qenë parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan, ku para anëtarëve u shpalosën planet dhe aktivitetet

shkurt 26, 2025 - 18:00
 0  4
BIK del me një njoftim rreth aktiviteteve që priten të realizohen përgjatë muajit Ramazan
bik-del-me-nje-njoftim-rreth-aktiviteteve-qe-priten-te-realizohen-pergjate-muajit-ramazan

bik-del-me-nje-njoftim-rreth-aktiviteteve-qe-priten-te-realizohen-pergjate-muajit-ramazan

Bashkësia Islame e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, nën kryesimin e kryetarit Myftiut Naim Tërnava.

Në njoftimin e BIK-ut bëhet e ditur se pikë kryesore ka qenë parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan, ku para anëtarëve u shpalosën planet dhe aktivitetet që priten të realizohen përgjatë këtij muaji.

“Gjatë kësaj mbledhje si pikë kryesore qe parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan, ku para anëtarëve u shpalosën planet dhe aktivitetet që priten të realizohen përgjatë këtij muaji. Po ashtu në këtë mbledhje u diskutuan edhe pika të tjera të rëndësishme, për të cilat u dhanë ide dhe u morën vendime në bazë të kompetencave që i takojnë kësaj Kryesie”, ka njoftuar BIK.