Apeli kthen në rigjykim rastin e vra*sjes së 18-vjeçarit në Podujevë

Gjykata e Apelit ka kthyer për rigjykim çështjen e vrasjes së 18-vjeçarit L.F. në Podujevë. Ky vendim anulon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i mituri i parë ishte dënuar me 10 vjet burgim dhe i mituri i dytë me 9 vjet burgim. Aktgjykimi i Apelit është marrë më 17 korrik 2024, me […]

Korrik 19, 2024 - 00:30
 0  6
Apeli kthen në rigjykim rastin e vra*sjes së 18-vjeçarit në Podujevë
apeli-kthen-ne-rigjykim-rastin-e-vra*sjes-se-18-vjecarit-ne-podujeve

apeli-kthen-ne-rigjykim-rastin-e-vra*sjes-se-18-vjecarit-ne-podujeve

Gjykata e Apelit ka kthyer për rigjykim çështjen e vrasjes së 18-vjeçarit L.F. në Podujevë. Ky vendim anulon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i mituri i parë ishte dënuar me 10 vjet burgim dhe i mituri i dytë me 9 vjet burgim.

Aktgjykimi i Apelit është marrë më 17 korrik 2024, me të cilin ka aprovuar si të bazuara ankesën e mbrojtësit të të miturit të parë, avokatit Skender Musa dhe mbrojtësit të të miturit të dytë, avokatit Florent Latifaj.

Sipas vlerësimit të kolegjit të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, qëndron pretendimi i avokatit Musa se kryetarja e trupit gjykues, Lumnije Krasniqi ka qenë gjyqtare e procedurës paraprake në të njëjtin rast penal.
Apeli vlerëson se gjyqtarja Krasniqi është dashur të përjashtohet nga gjykimi i kësaj çështjeje penale.

Në vendimin e Apelit theksohet se gjykatësja për të mitur në fazat paraprake ka marrë pjesë në këtë cështje penale në procedurën përgatitore, duke ua caktuar dhe vazhduar masën e paraburgimit dy të miturve. Aty thuhet se e njëjta me rastin e vendosjes në këtë cështje penale ka marrë pjesë dhe ka vendosur në cilësinë e kryetares së trupit gjykues.

Gjithnjë sipas këtij vendimi, edhe pse në Kodin e Drejtësisë për të Mitur nuk rregullohet specifikisht kjo çështje, përshtatshmërisht zbatohen dispozitat e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.

Sipas Apelit, bazuar edhe në mendimin juridik të Gjykatës Supreme, thuhet se nuk mund të jetë gjyqtari i vetëm gjykues, anëtar i trupit gjykues, kryetar i trupit gjykues në gjykatën e shkallës së parë, gjyqtari i cili ka caktuar/vazhduar masën e paraburgimit./“Betimi për Drejtësi”.