Klinaku kritikon partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut që nuk po reagojnë për arrestimin e Ramadanit
Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, i ka quajtur të mjera partitë politike shqiptare që janë në koalcion me pushtetin në Maqedoninë e Veriut, e të cilat nuk po reagojnë në lidhje me arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani. Klinaku ka reaguar pasi Gjykata në Shkup, i ka caktuar 30 ditë paraburgim Ramadanit, ndërsa […]
Faton Klinaku nga OVL e UÇK-së, i ka quajtur të mjera partitë politike shqiptare që janë në koalcion me pushtetin në Maqedoninë e Veriut, e të cilat nuk po reagojnë në lidhje me arrestimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.
Klinaku ka reaguar pasi Gjykata në Shkup, i ka caktuar 30 ditë paraburgim Ramadanit, ndërsa ka quajtur artificial shtetin e Maqedonisë së Veriut.
Reagimi i plotë:
E papranueshme që shteti artificial i Maqedonisë e dërgon në paraburgim 30 ditësh bashkëluftëtarin tonë Blerim Ramadani me qëllim të ekstradimit të tij në Serbi.
Shteti i Kosovës duhet që menjëherë të ndërmarr hapa në drejtim të lirimit të tij, sepse Serbia kriminale nuk ka të drejtë të gjykoi veteranët e luftës së UÇK-së që kanë bërë luftë në Kosovë për çlirim nga pushtuesi serb.
Këta që kanë ndihmuar gjoja ndryshimin e pushtetit të shqiptarëve atje, por edhe ata që thirren se janë ndryshimi si VLEN, janë të mjerë që nuk po e thonë as edhe një fjalë të vetme.