Arbëria ia mbush sallën Abdixhikut: Takova nga ata që vinin në tubimet tona për herë të parë
Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe banorë të lagjes Arbëria në Prishtinë, nga ku theksoi entuziazmin e jashtëzakonshëm të tyre për vizionin e Lidhjes Demokratike. “Arbëria, lagjja e Prishtinës, apo Dragodani siç i referohemi ndonjëherë, na priti sonte si asnjëherë më parë! Takova qytetarë, familje e banorë


Kandidati i LDK-së për Kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe banorë të lagjes Arbëria në Prishtinë, nga ku theksoi entuziazmin e jashtëzakonshëm të tyre për vizionin e Lidhjes Demokratike.
“Arbëria, lagjja e Prishtinës, apo Dragodani siç i referohemi ndonjëherë, na priti sonte si asnjëherë më parë! Takova qytetarë, familje e banorë të kësaj lagjeje – nga ata që vinin në tubimet tona për herë të parë tek të tjerët që janë gjithnjë mes nesh!” – tha Abdixhiku.
Abdixhiku u shpreh se ky entuziazëm është një “frymë e re”, që tejkalon ndarjet partiake dhe se qytetarët e Kryeqytetit kërkojnë ide dhe projekte konkrete.
“Kjo është frymë e re! Këtë entuziazëm, nuk e kemi parë ndër vite! Çfarë po ndodhë është frymë, është dashni, është lëvizje politike që i tejkalon vijat partiake! U fola për projektet tona në Kryeqytet. Njerëzit e Prishtinës po duan të dëgjojnë ide konkrete, projekte konkrete, punë konkrete – dhe këto i kanë tek ne! Kryeqyteti po ecë djathtë!” – shtoi kreu i LDK-së.