Shefi i EULEX-it: Sveçla më njoftoi për sul*min në Varagë, personalisht

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, thotë se njoftimin për sulmin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc, e mori personalisht nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. “Ne jemi njoftuar përmes dy kanaleve të ndryshme, në rrugë operacionale njësitë tona janë informuar nga Policia e Kosovës, sapo kanë marrë vesh se çfarë ka ndodhur

dhjetor 7, 2024 - 20:00
 0  7
Shefi i EULEX-it: Sveçla më njoftoi për sul*min në Varagë, personalisht
shefi-i-eulex-it:-svecla-me-njoftoi-per-sul*min-ne-varage,-personalisht

shefi-i-eulex-it:-svecla-me-njoftoi-per-sul*min-ne-varage,-personalisht

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, thotë se njoftimin për sulmin në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc, e mori personalisht nga ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

“Ne jemi njoftuar përmes dy kanaleve të ndryshme, në rrugë operacionale njësitë tona janë informuar nga Policia e Kosovës, sapo kanë marrë vesh se çfarë ka ndodhur, dhe kanë nisur menjëherë lehtësimin operacional në bazë të mandatit tonë për aktivitete monitoruese”, deklaroi ai.

“Ndërkaq personalisht jam njoftuar njoftuar menjëherë nga ministri i Punëve të Brendshme zotëri Sveçla, dhe kontaktet me Policinë e Kosovës poashtu”, shtoi Barbano për emisionin “Info Magazine” të Klan Kosovës.

Ai tutje tha se shqetësimi kryesor ishte mbrojtja e qytetarëve, nga pasojat e mundshme nga dëmtimi i kanalit, përcjell Klankosova.tv.

“Kualifikimi ishte natyrisht sulm me bombë, dhe shqetësimet kryesore ishin në pasojat e asaj ngjarjeje duke pasur parasysh nevojën dhe qëllimi e atij kanali të ujit. Diskutuam për nevojën e ofrimit të mbrojtjes së infrastrukturës kritike gjithandej Kosovës, por shqetësimi kryesor ishte mbrojtja e qytetarëve, prej pasojave të mundshme nga dëmtimi i kanalit”.