Selimi: Kurrë më keq se këto katër vite nuk i kemi pasur marrëdhëniet me SHBA-të
Ish-ministri i jashtëm, Petrit Selimi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti i ka pasur dyert e mbyllura në SHBA. Kjo deklaratë ka ardhur pas mungesës së liderëve të Kosovës në inaugurimin e presidentit, Donald Trump, ku Selimi tha se kurrë më keq se këto katër vite nuk kanë qenë marrëdhëniet Kosovë-SHBA. Tutje, Selimi tha se


Ish-ministri i jashtëm, Petrit Selimi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti i ka pasur dyert e mbyllura në SHBA.
Kjo deklaratë ka ardhur pas mungesës së liderëve të Kosovës në inaugurimin e presidentit, Donald Trump, ku Selimi tha se kurrë më keq se këto katër vite nuk kanë qenë marrëdhëniet Kosovë-SHBA.
Tutje, Selimi tha se tashmë duhet pasur me tepër kujdes në komunikimin dhe gjuhën që përdorët kundrejt SHBA-së.
“Na kemi mungesë të liderëve që katër vite…kjo u projektu edhe në marrëdhëniet që i kemi, kurrë më të këqija si kemi pasur me SHBA-të. Kurti nuk ka qenë një kohë të gjatë në Shtëpi të Bardhë, apo nuk e di a ka qenë ndonjëherë. Dyert mbyllë i ka pasur të jemi të sinqertë… Me erdhi shumë keq kur e dëgjova Konjufcën e cili e quajti Bideni proserb… E kemi parë këtë akuzë që shumë shpesh po i përdorim me SHBA-të. Duhet me u rujt ka pak dhe ka shumë. Kosova duhet me pas tash shumë kujdes me i gjet kanalet e komunikimit”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.