Arrestime të shumta për drogë në Tetovë!

Më 10.09.2024, në ora 16:45, në një objekt hotelierik në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar oersonin J.I (47) ng Reçica e Madhe e The post Arrestime të shumta për drogë në Tetovë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shtator 11, 2024 - 16:00
 0  8
Arrestime të shumta për drogë në Tetovë!

Më 10.09.2024, në ora 16:45, në një objekt hotelierik në rrugën e ,,Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar oersonin J.I (47) ng Reçica e Madhe e Tetovës.  Ai kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg me katër vite për veprën penale “Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Penal. 

Personi është dërguar në INKP- burgu Idrizovë në Shkup për vuajtje të dënimit.

Në ora 22.30 në Leshkë të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Tearcë, e kanë privuar nga liria personin Z.F. (29) nga Shemshova e Tetovës për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.  Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Po ashtu, në ora 22:00 në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin G.S.(34) nga Tetova për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar marihuana.  Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. Flaka

The post Arrestime të shumta për drogë në Tetovë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .