Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari i aksidentit me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person dhe e ka dërguar në mbajtje, mbi dyshimet se ka shkaktuar aksidentin e djeshëm me fatalitet, në autostradën Arbën Xhaferi. Aksidenti mes dy automjeteve ndodhi dje në mesditë, ku një nga viktimat pasi ishte dërguar për trajtim në QKUK, u konfirmua se ka ndërruar jetë. ”Me vendim të […]

Korrik 25, 2024 - 14:30
 0  6
Arrestohet dhe dërgohet në mbajtje i dyshuari i aksidentit me fatalitet në autostradën “Arbën Xhaferi”
arrestohet-dhe-dergohet-ne-mbajtje-i-dyshuari-i-aksidentit-me-fatalitet-ne-autostraden-“arben-xhaferi”

arrestohet-dhe-dergohet-ne-mbajtje-i-dyshuari-i-aksidentit-me-fatalitet-ne-autostraden-“arben-xhaferi”

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person dhe e ka dërguar në mbajtje, mbi dyshimet se ka shkaktuar aksidentin e djeshëm me fatalitet, në autostradën Arbën Xhaferi.

Aksidenti mes dy automjeteve ndodhi dje në mesditë, ku një nga viktimat pasi ishte dërguar për trajtim në QKUK, u konfirmua se ka ndërruar jetë.

”Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.