Lutkov: Artistët e Ansamblit Shqiptar së shpejti në punë, MF dha pëlqim për punësime
Ministria e Financave ka dhënë pëlqim për punësimet në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqiptare, ndërsa mbi 30 artistëve të cilëve u skaduan kontratat së shpejti do të kthehen në punë. Kështu ka deklaruar sot ministri i Kulturës në RMV Zoran Lutkov, raporton Portalb.mk. Ai tha se ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Financave dhe […]
Ministria e Financave ka dhënë pëlqim për punësimet në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqiptare, ndërsa mbi 30 artistëve të cilëve u skaduan kontratat së shpejti do të kthehen në punë. Kështu ka deklaruar sot ministri i Kulturës në RMV Zoran Lutkov, raporton Portalb.mk.
Ai tha se ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Financave dhe se kanë marrë mendim pozitiv.
“Por në këtë moment, pasi tërë institucioni është në pushim kolektiv dhe ne nuk mund të arrijmë te drejtori. Kërkova nga Ministria e Kulturës që menjëherë ta kthejnë mbrapa, ta tërheqin drejtorin nga pushimi. Të vijë, do të bëjmë revizion të punës së tij. Do të shohim se çfarë ka ndodhur dhe në afat sa më të shkurtër do të shpallim konkurs për punësim të serishëm të atyre 33-34 të punësuarve dhe në afat sa më të shkurtër do të kthehen në punë”, tha Lutkov.
Kujtojmë që mbi 30 artistë të Ansamblit tani më dy muaj janë pa punë për shkak se nuk u janë vazhduar kontratat e punës. Ata përmes një pres konference akuzuan drejtorin Shkodran Tolaj për presione të ndryshme. Por, Tolaj i mohoi këto akuza.
Ky rast nxiti reagime dhe përplase të shumta në opinion.
Ndryshe, Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut është themeluar në mbledhjen e 57-të të Qeverisë më 6 mars 2018 si institucion kombëtar i kulturës shqiptare.
- LEXO: Zëvendësministri i Kulturës propozoi ndryshim ligjor që do të rregullojë statusin e 34 artistëve të Ansamblit shqiptar në RMV
- LEXO: Punonjësit e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve thonë se nuk kanë qenë të njoftuar për largimin: Përballemi edhe me presione
- LEXO: Reagoi Ansambli rreth largimit të 34 artistëve nga puna, zëvendësministri Sulejmani premtoi zgjidhje
- LEXO: Pas reagimeve të disa artistëve për largimin e 34 punëtorëve, Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe në RMV fajin ia hodhi Qeverisë