Arrin në “Adem Jashari” shpëtimtari i Kosovës, ish-ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar gjatë luftës

Ish ministri i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë Lordi, George Robertson, ka arritur sonte në Kosovë, ku dhe është pritur nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz. Gërvalla shkruan se Robertson është një mik i shquar i Kosovës. ”Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës ”Adem Jashari”, Lordin George Robertson”. […]

qershor 11, 2024 - 03:01
 0  6
Arrin në “Adem Jashari” shpëtimtari i Kosovës, ish-ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar gjatë luftës
arrin-ne-“adem-jashari”-shpetimtari-i-kosoves,-ish-ministri-i-mbrojtjes-se-mbreterise-se-bashkuar-gjate-luftes

arrin-ne-“adem-jashari”-shpetimtari-i-kosoves,-ish-ministri-i-mbrojtjes-se-mbreterise-se-bashkuar-gjate-luftes

Ish ministri i Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, tashmë Lordi, George Robertson, ka arritur sonte në Kosovë, ku dhe është pritur nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Gërvalla shkruan se Robertson është një mik i shquar i Kosovës.

”Në orët e vona të mbrëmjes, sapo prita në Aeroportin e Prishtinës ”Adem Jashari”, Lordin George Robertson”.

Gjatë luftës në Kosovë ai ishte ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa mënjëherë pas luftës, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit është i pazëvendësueshëm.

“Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”.