“Arritje e merituar”, Begaj reagon për miratimin e raportit për Kosovën në KiE

Komiteti për Çështjet Politike dhe Demokraci i Asamblese Parlamentare te Këshillit të Evropës ka miratuar sot raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis, ku rekomandohet pranimi, pasi Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e këtij organizmi ndërkombëtar. Lidhur me këtë hap pozitiv të Kosovës ka reaguar President i Republikës, Bajram Begaj i […]

Mars 27, 2024 - 21:00
 0  5
“Arritje e merituar”, Begaj reagon për miratimin e raportit për Kosovën në KiE

Komiteti për Çështjet Politike dhe Demokraci i Asamblese Parlamentare te Këshillit të Evropës ka miratuar sot raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis, ku rekomandohet pranimi, pasi Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e këtij organizmi ndërkombëtar.

Lidhur me këtë hap pozitiv të Kosovës ka reaguar President i Republikës, Bajram Begaj i cili shprehet se kjo është një arritje e merituar dhe se dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standarteve evropiane.

Ndërkohë më parë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani i cili uroi Kosovën duke theksuar se ky hap i rëndësishëm vjen si rrjedhojë e angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës, në vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Hapi i radhës i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pritet të jetë një debat plenar që do të mbahet deri më 18 Prill dhe pastaj një votim nga e gjithë Asambleja për statusin përfundimtar.