Asgjë nga 2.500 punësimet për shqiptarët – ASH: FLEN fle në gjumë, Mickoski i punëson të vetët
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit rreth punësimeve në sektorin publik, duke akuzuar koalicionin FLEN se ka mashtruar shqiptarët me premtime boshe dhe se sot, në The post Asgjë nga 2.500 punësimet për shqiptarët – ASH: FLEN fle në gjumë, Mickoski i punëson të vetët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit rreth punësimeve në sektorin publik, duke akuzuar koalicionin FLEN se ka mashtruar shqiptarët me premtime boshe dhe se sot, në realitet, përfaqësimi është diskriminues dhe poshtërues.
“Nga premtimet për 2.500 punësime për shqiptarët nuk ka mbetur asgjë,” thuhet në reagimin e Aleancës.
“Realiteti në qeveri është ndryshe: Hristijan Mickoski po punëson 2.500 maqedonas, ndërsa shqiptarët trajtohen si të padukshëm.”
Sipas tyre, koalicioni shqiptar FLEN ka zgjedhur të heshtë përballë kësaj politike të përjashtimit dhe po vepron si “patericë e një qeverie që margjinalizon, përjashton dhe poshtëron çdo gjë shqiptare.”
Një episod i fundit që ka nxitur këtë reagim ka qenë konferenca për shtyp e kryeministrit Hristijan Mickoski në Tetovë, ku sipas Aleancës, ishte e qartë qasja nënçmuese ndaj shqiptarëve.
“Reagimi i fundit i kryeministrit Mickoski në konferencën për shtyp në Tetovë, i shoqëruar me zgërdhirjen ironike të Bilall Kasamit në momentin kur u përmendën punësimet për shqiptarët, e konfirmon qartë: shqiptarët janë injoruar dhe FLEN nuk ekziston si faktor në këtë qeveri,” theksohet në deklaratë.
Ata denoncojnë se punësimet e përditshme po bëhen me një logjikë të padrejtë dhe përjashtuese:
“Punësimet me parimin diskriminues 20 me 1, 30 me 0, 40 me 1 apo 50 me 0 janë pasqyra e vërtetë e përfaqësimit që kanë sot shqiptarët.”
Aleanca për Shqiptarët e quan këtë jo vetëm dështim të FLEN, por edhe “tradhti ndaj interesit shqiptar”, duke kërkuar që ky koalicion të largohet menjëherë nga qeveria.
“Është momenti i fundit për t’u tërhequr nga kjo qeveri antishqiptare dhe antiperëndimore. Në të kundërtën, dënimi i shqiptarëve përmes votës në tetor do të jetë i ashpër dhe fatal,” paralajmërojnë ata.
Aleanca thekson se ajo vetë ka qenë në qeveri dhe është larguar “me dinjitet”, ndërsa ironizon qëndrimin aktual të FLEN.
“Askush nuk ua ka lakmi vendin në një qeveri që i përdor shqiptarët si dekor. Por ju, për fat të keq, nuk e kuptoni as gjendjen në të cilën ndodheni, as dëmin që po u bëni shqiptarëve,” thuhet në deklaratë.
Duke përfunduar me një paralajmërim të qartë për zgjedhjet e ardhshme, Aleanca për Shqiptarët thekson:
“Tetori po vjen. E bashkë me të, edhe gjykimi i qytetarëve ndaj kësaj politike pa shtyllë kurrizore dhe pa vizion.”
The post Asgjë nga 2.500 punësimet për shqiptarët – ASH: FLEN fle në gjumë, Mickoski i punëson të vetët appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
