ASH tha dalja e tyre nga Qeveria flet qartë se sa “pak” të korruptueshëm janë, VMRO: Taravari të përgjigjet si e shantazhoi BDI-ja

Aleanca për Shqiptarët ka dalë sot me reagim duke thënë se po ndjekur me vëmendje “pretendimet” e VMRO-së ndaj partisë dhe kryetarit të saj. Sipas tyre është e pritshme që “në këto ditë të rënda të kësaj Qeverie në hall” dhe në mungesë të plotë të argumenteve politike, të ketë shpifje të llojit më absurd. […]

maj 14, 2025 - 14:00
 0  4
ASH tha dalja e tyre nga Qeveria flet qartë se sa “pak” të korruptueshëm janë, VMRO: Taravari të përgjigjet si e shantazhoi BDI-ja
Hristijan Mickoski dhe Arben Taravari/ Foto: Nga Facebook-u i Taravarit

Aleanca për Shqiptarët ka dalë sot me reagim duke thënë se po ndjekur me vëmendje “pretendimet” e VMRO-së ndaj partisë dhe kryetarit të saj. Sipas tyre është e pritshme që “në këto ditë të rënda të kësaj Qeverie në hall” dhe në mungesë të plotë të argumenteve politike, të ketë shpifje të llojit më absurd. Nga ana tjetër, VMRO-ja iu kundërpërgjigj duke thënë se Taravari duhet të përgjigjet se çfarë me çfarë u shantazhua nga BDI, duke ngritur dyshime se , çmimi i një shantazhi të tillë duhet kërkuar në motive biznesi, transmeton Portalb.mk.

“Ne jemi qetësisht të përqendruar në punën tonë drejt Fitores së Tetorit dhe nuk duam të rëndojmë me asnjë fyerje apo pseudo-akuzë VMRO-në e cila ka mjaftueshëm halle aktualisht. Vetëm fakti që dolëm nga Qeveria me vullnetin tonë flet qartë se sa pak të korruptueshëm jemi dhe ndoshta kjo është e pakonceptueshme për disa parti që janë në pushtet. Aleanca për Shqiptarët është në rrugën e duhur dhe në ditët e saj më të mira!”, thonë nga ASH.

Nga ana tjetër VMRO thotë se Taravari duhet të përgjigjet se me çfarë është shantazhuar. Sipas tyre, kjo sjellje e paarsyeshme e tij mund të ndodhë vetëm si pasojë e shantazhit dhe “nën diktatin e lobit kriminal, i njëjti që e gjunjëzoi LSDM-në dhe e bashkoi atë në një partneritet dhe martesë me mafian e BDI-së”.

“Arben Taravari duhet të jetë i ndershëm dhe të pranojë se informacioni që po përhap tani për largimin nga qeveria, si p.sh. se çështjet shqiptare nuk u trajtuan mirë ose se pati ngecje në integrimin në BE, është vetëm alibi e zbehtë për veprimet e tij të shantazhuara. Arben Taravari është një njeri i shantazhuar, çmimi i një shantazhi të tillë duhet kërkuar në motive biznesi ose të llojeve të tjera. Ai ka konfirmuar se nuk është partner i qëndrueshëm me të cilin mund të ndërtohet politikë. Ai duhet t’u shpjegojë votuesve të tij se si BDI është tani opsioni i vërtetë dhe i vetëm për të”, thonë nga VMRO.

Kujtojmë se turbulencat në koalicionin VLEN dhe në Qeveri u shkaktuan nga krahu i Aleancës për Shqiptarët në partnerin qeveritar VLEN, kur kjo e fundit vendosi të dilte me listat e veta të këshilltarëve në zgjedhjet lokale në tetor.

Kjo nuk u pranua nga partnerët e tij të koalicionit në VLEN. Kjo u pasua nga largimi i Taravarit nga koalicioni VLEN, dhe në publik lindën spekulime se ai po negocionte me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.