ASh: VLEN duhej ta largojë Stoillkoviqin dhe jo Sadikin, kjo konfirmoi dobësinë
Aleanca për Shqiptarët tha se largimi i Safije Sadikut nga Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive tregon dobësinë e koalicionit VLEN karshi Mickoskit dhe VMRO-së dhe shtuan se VLEN duhej të kushtëzojnë mandatarin që ta largojë Stoillkoviqin dhe jo të largojnë zëvendës ministren e tyre. “Veprimi i fundit i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, Vlen për […]
Aleanca për Shqiptarët tha se largimi i Safije Sadikut nga Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive tregon dobësinë e koalicionit VLEN karshi Mickoskit dhe VMRO-së dhe shtuan se VLEN duhej të kushtëzojnë mandatarin që ta largojë Stoillkoviqin dhe jo të largojnë zëvendës ministren e tyre.
“Veprimi i fundit i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, Vlen për ta larguar zonjën Safije Sadiki nga Ministria për marrëdhënie mes bashkësive është edhe një dështim total dhe konfirmim i dobësisë së këtyre partive përballë padronit të tyre, Mickoskit dhe VMRO-së.
Ata duhej të kushtëzojnë mandatarin që ta largojë Stoilkoviqin dhe jo të largojnë zëvendës ministren e tyre. Ky hap vetëm dëshmon se ata nuk kanë aspak ndikim në koalicionin që kanë hyrë dhe nuk mund të bëjnë asgjë përveç se të vetësakrifikohen. Përveç kësaj, vendimi i fundit për heqjen e zonjës Sadiki nga Ministria për marrëdhënie mes bashkësive ia dhuron këtë ministri krejtësisht Stoilkoviqit dhe tanimë shqiptarët nuk do të kenë as zëvendës në atë digaster.
Kështu si kanë nisur, shumë shpejtë partitë e koalicionit humbës, Vlen, do të detyrohen të tërheqin një nga një të gjithë funksionarët, pasi në asnjë ministri ata nuk do të pyeten dhe nuk do të kenë ndikim. Andaj ju bëjmë thirrje sa është më herët të tërhiqen krejtësisht nga koalicioni i turpit dhe servilizmit dhe të mos lejojnë turpërim dhe degradim më të madh të shqiptarëve, por edhe të vetë atyre”, thuhet në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.