Autobusët e “Sharr Travel” shmangin Serbinë për të ardhur në Kosovë

Kompania më e madhe turistike në vend Sharr Travel përmes një postimi ka njoftuar se autobusët e saj për të ardhur nga Zvicra drejt Kosovës kanë shmangur Serbinë, pra ata do ta shfrytëzojnë si transit Malin e Zi dhe Shqipërinë. Ky është postimi i Sharr Travel në Facebook Informate me rendësi të veçante! Të nderuar […]

Prill 17, 2024 - 12:00
 0  3
Autobusët e “Sharr Travel” shmangin Serbinë për të ardhur në Kosovë
autobuset-e-“sharr-travel”-shmangin-serbine-per-te-ardhur-ne-kosove

autobuset-e-“sharr-travel”-shmangin-serbine-per-te-ardhur-ne-kosove

Kompania më e madhe turistike në vend Sharr Travel përmes një postimi ka njoftuar se autobusët e saj për të ardhur nga Zvicra drejt Kosovës kanë shmangur Serbinë, pra ata do ta shfrytëzojnë si transit Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Ky është postimi i Sharr Travel në Facebook

Informate me rendësi të veçante!

Të nderuar qytetarë , mbi te gjitha te respektuar klient te Sharr Travel!

Për shkak të situatës së krijuar në kufirin Kroaci-Serbi, ku pala serbe ka bllokuar disa autobusë dhe të njëjtit nuk po i lejon të vazhsojnë rrugën në territorin e saj pa asnjë sqarim të vetëm.

Ne po iu njoftojmë se autobusët e “Sharr Travel” për të ardhur drejt Kosovës e kanë shmangur Serbinë. Pra, autobusët tanë janë duke udhëtuar nga Kroacia në drejtim të Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Autobusi qe është nise mbrëmë nga Zvicra per Kosove ndodhet ne Kroaci ne drejtim te Splitit per te kaluar transit Malin e zi dhe Shqipërinë.