Avokati Berisha: Noizy kundërligjshëm po pandehet për lëndim të rëndë trupor

Avokati Besnik Berisha ka thënë që reperi Noizy kundërligjshëm po pandehet për lëndim të rëndë trupor. Në një postim në rrjete sociale, ai ka akuzuar Prokurorinë e Pejës se po vepron kundërligjshëm duke e ngarkuar klientin e tij për lëndim të rëndë trupor. Sipas Berishës, ky rast ka të bëjë vetëm me lëndim të lehtë […]

gusht 8, 2024 - 22:00
 0  8
Avokati Berisha: Noizy kundërligjshëm po pandehet për lëndim të rëndë trupor

Avokati Besnik Berisha ka thënë që reperi Noizy kundërligjshëm po pandehet për lëndim të rëndë trupor.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka akuzuar Prokurorinë e Pejës se po vepron kundërligjshëm duke e ngarkuar klientin e tij për lëndim të rëndë trupor.

Sipas Berishës, ky rast ka të bëjë vetëm me lëndim të lehtë trupor.

Njoftimi i plotë i Berishës (pa ndërhyrje):

“Dy fjale per Noizyn meqe uren e “hapem”

Noizy kunderligjshem pandehet per lendim te rende trupor dhe kjo do te provohet ne te ardhmen e afert.

I demtuari ne kete rast ka pesuar vetem demtime te lehta trupore, ndonese jo per fajin e Noizyt e as per shkak te perfshirjes se tij ne kete incident.

Lendimi i lehte trupor nuk justifikon urdherarrestin dhe as paraburgimin. Pike!

Sic duket Prokuroria Themelore ne Peje nuk ka guxim qe dokumentacionit mjekesore t’i siguroje aktekspertim.

Normalisht i kisha ftu me me demantu, por e di qe s’munden e s’kane me cka

P.S.

Tash ju ftoj me cu pyetje edhe andej, se une si avokat i Noizyt u pergjigjem kur te doni”.