Aziri: Komisioni Ad-hok që VMRO-ja ia premtoi BDI-së, punë joserioze!
Mospajtime në Frontin europian që në fillimin e punës së Kuvendit. Me vendimin e 4 deputetëve të ASH-së nga krahu i Selës të cilët nuk e votuan ligjin për riorganizimin e ministrive, po ashtu nuk pajtohen që opozita të lidhë marrëveshje me deputetët e VMRO-DPMNE-së, sa duket e prishi bashkimin brenda koalicionit. Elmi Aziri i […]
Mospajtime në Frontin europian që në fillimin e punës së Kuvendit. Me vendimin e 4 deputetëve të ASH-së nga krahu i Selës të cilët nuk e votuan ligjin për riorganizimin e ministrive, po ashtu nuk pajtohen që opozita të lidhë marrëveshje me deputetët e VMRO-DPMNE-së, sa duket e prishi bashkimin brenda koalicionit. Elmi Aziri i cili mori pjesë në grupin e negociatave si përfaqësues i ASH-së, për TV21 thotë se ata menjëherë kanë sugjeruar se nuk pajtohen me këtë mënyrë të veprimit. Tha se tani për tani mbeten pjesë e FE por nëse vazhdojnë mospajtimet, paralajmërojnë se do të largohen nga koalicioni.
“Ky është fillim, do të shohim se si do të veprojnë anëtarët e Frontit, si do të veprojnë në të ardhmen. Këtë logjikë të veprimeve nuk do ta përkrahnim të jem i sinqertë. Ne mbetemi pjesë e Frontit por e mbrojmë autonominë tonë gjatë sjelljes së vendimeve dhe nëse ka çështje të mëdha me të cilat nuk pajtohemi, kuptohet se tashmë nuk mund të funksionojmë. Gjatë funksionimit, nuk është e domosdoshme që të pajtohemi 100%, por nëse nuk pajtohemi 90%, nuk shoh arsye që të mbetemi pjesë e Frontit. Do të shohim se si do të zhvillohen punët më tej”, tha Elmi Aziri nga Fronti Europian.
Sipas Azirit, Komisioni Ad-hok për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë që e ka kërkuar BDI gjatë dakordimit për përkrahjen e ligjit, është punë jo serioze dhe nuk paraqet asgjë, për shkak se siç thekson, përveç institucioneve në nivel shtetëror, përfaqësimin e drejtë e kontrollojnë edhe disa komisione të kuvendit.
“Ne nuk u pajtuam me këtë, neve na dukej formimi i komisioneve joserioze, kuvendi ka disa komisione. Njëri prej këtyre komisioneve është komisioni anketues. Që nesër mund të mblidhet Komisioni anketues, ta tregojë qëndrimin dhe vendimin e tij, të shkojmë në institucionet përkatëse dhe të shohim se si është përfaqësimi. Ky komision i panevojshëm nuk do të japë asnjë rezultat. Do të rezultojë me dy-tre faqe shkrim zyrtar, do të dalë Blerim Bexheti në Kuvend, do ta lexojë raportin dhe kaq”, shtoi Elmi Aziri nga Fronti Europian.
Rijad Shaqiri nga VLEN, qëndrimet e ndara të partive të Frontit Europian sa i takon ligjit të Qeverisë, i sheh si shkëndija për mosfunksionim.
“Shkëndijat e para veç se ekzistojnë brenda për brenda Frontit, sepse ideologjikisht ata nuk mund të funksionojnë bashkë. Krejt ata liderë, karrierën politike e kanë krijuar me kritika kundrejt Ahmetit”,
Prej një qëndrimi krejt të kundërt dhe të qëndrosh deri në ora 02.30 pas mesnatë të votosh pro atyre ndryshimeve, sigurisht se ka një joshje, cila është joshja ata duhet ta thonë para opinionit.
Ata vazhdimisht do të jenë konstruktiv. Pse mendoni ashtu? Do të jenë konstruktiv ndaj VMRO-së sepse kanë hipoteka të ndryshme të cilat duhet t’i amnistojnë”, u shpreh Rijad Shaqiri nga Koalicioni VLEN.
Ligji për riorganizimin e ministrive u votua të shtunën në orën 2:30 pas mesnate me 88 vota pro dhe 22 kundër. PËR votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së, VLEN-ti dhe ZNAM-it si dhe pjesë e Frontit europian, ndërsa kundër ishin LSDM dhe Levica. Katër deputetët e ASH-së nuk votuan.