Aziri: Shkurtohet buxheti për korridorin 8, paratë për rrugën e Kosovës i jepen Arsovskës

Deputeti i ASH-së, Elmi Azizi ka reaguar pas deklaratave se do shkurtohet buxheti për ndërtimin e Korridorit 8, ai ka akuzuar partitë në pushtet se paratë për rrugën që na lidh me Kosovën po i jepen Arsovkës, kryetares së Shkupit, transmeton InfoShqip.com Postimi i plotë: “Македонија повторно твоја! Македонија горда! Македонски концепт! Me ribalancin e […] The post Aziri: Shkurtohet buxheti për korridorin 8, paratë për rrugën e Kosovës i jepen Arsovskës appeared first on InfoShqip.com.

gusht 21, 2024 - 05:00
 0  10
Aziri: Shkurtohet buxheti për korridorin 8, paratë për rrugën e Kosovës i jepen Arsovskës

Deputeti i ASH-së, Elmi Azizi ka reaguar pas deklaratave se do shkurtohet buxheti për ndërtimin e Korridorit 8, ai ka akuzuar partitë në pushtet se paratë për rrugën që na lidh me Kosovën po i jepen Arsovkës, kryetares së Shkupit, transmeton InfoShqip.com

Postimi i plotë:

“Македонија повторно твоја!
Македонија горда!
Македонски концепт!

Me ribalancin e buxhetit para pak ditësh mjetet për koridorin 8 u shkurtuan për 11 miljard denarë, nga 15 në 4 miljard denar!

Mjetet për spiatalin e Kërçovës u shkurtuan nga 50,1 miljon në 1,7 miljon denarë!

Dje Kryeministri i vendit i propozon Danella Arsovskës që mjetet e destinuara për rregullimin e bulevardit që e lidhë Shkupin me rrugën për Republikën e Kosovës në vlerë prej 8 miljon euro të ridestinohen për ndërmarrjen publike të qytetit të Shkupit – Paraqe dhe Gjelbrime!

Pra, Kryeministri propozon që të ndërpriten punimet për rrugën drejt Kosovës!

Për kaq pak ditë edhe po të duan nuk mund të bëjnë më shumë!

Tmerr!”, ka shkruar ai.

The post Aziri: Shkurtohet buxheti për korridorin 8, paratë për rrugën e Kosovës i jepen Arsovskës appeared first on InfoShqip.com.