Perinski: Problemet në Shkup mund të zgjidhen që nesër nëse Arsovska fillon ta kryejë punën
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski thotë se zgjidhja më e shpejtë për problemet në Shkup është që kryetarja e qytetit, Danella Arsovska të fillojë ta kryejë punën, të propozojë The post Perinski: Problemet në Shkup mund të zgjidhen që nesër nëse Arsovska fillon ta kryejë punën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski thotë se zgjidhja më e shpejtë për problemet në Shkup është që kryetarja e qytetit, Danella Arsovska të fillojë ta kryejë punën, të propozojë plan adekuat, të harmonizuar me këshilltarët në Qytet dhe ai të miratohet. Qeveria mund të ndihmojë, shtoi, por, fillimisht ajo duhet ta kryejë punën. Ai nuk e përjashton mundësinë për marrje të ingerencave, por, theksoi se ai është proces më i gjatë dhe derisa ai zgjatë, qytetarët edhe më tej do të përballen me probleme.
“Ne si Qeveri vlerësojmë se problemet e qytetarëve të Shkupit mund të zgjidhen që nesër, vetëm nëse veprohet në mënyrë institucionale në pajtim me kompetencat e caktuara ligjore që i ka Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrjet komunale publike. Prandaj lutëm ky plan të ceket në kuadër të Qytetit të Shkupit, në Këshill, në mënyrë që të miratohet. Secila procedurë tjetër vetvetiu merr edhe më shumë kohë dhe ka pengesa juridike për t’u zabtuar në tërësi nëse mendoni për kërkesën e BNJVL-së. Do të thotë, analizojmë sipas dy bazave – modalitetin juridik nëse në pajtim me ligjet ekzistuese mund të zbatohet dhe çka do të thotë ajo në praktikë dhe sa kohë nevojitet për një të nesërme më të mirë dhe për një Shkup më të pastër”, tha Perinski gjatë pjesëmarrjes një ditarin e TV Sitel.
Ai thotë se gjithçka që nevojitet, ëstë që Arsovska të jetë bashkëpunuese, të shihet me të gjithë këshilltarët, dhe të japë impuls pozitiv të ndryshohet diçka në Qytetin e Shkupit, i cili, sipas tij, është gërryer.
Perinski shtoi edhe se gjithnjë e më shumë po mendon edhe për parashtrim të kallëzimit penal kundër Arsovskës, sepse, siç tha, në Ligjin penal, krahas asaj që vepër penale është çdo veprim jashtë ingerencave, i ndëshkueshëm është edhe mosveprimi në pajtim me ingerencat.
Lidhur me informatat se Qyteti i Shkupit ka borxh rreth gjysmë milioni euro, kryetarja e qytetit Arskovska dje në takim tha se Qyteti është në gjendje të konsoliduar financiare, ndërsa siç tha Perinski, nga nëntë ndërmarrje komunale, çdo e dyta, çdo të dytin muaj ka probleme me pagesën e rrogave.
I pyetur nëse janë të sakta informatat të cilat i paraqiti Arsovska se Qeveria i ka borxh Qytetit të Shkupit 8 milionë euro për transportin publik pa pagesë të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve, Perinski konstatoi se ai borxh është trashëguar nga qeveria e kaluar.
Sipas Perinskit, opsion është ndryshimi në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, por, theksoi se nevojitet debat më i gjerë me prëfshirje të të gjitha palëve dhe sjellje të zgjidhjes moderne. Nuk mudnemi, tha minsitri Perinski, të ndryshojmë ligj vetëm për Arsovskën.
The post Perinski: Problemet në Shkup mund të zgjidhen që nesër nëse Arsovska fillon ta kryejë punën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .