Babai i dehur e sulmon me thikë vajzën në Prizren
Në Prizren ka ndodhur një rast i rëndë, babai në gjendje të dehur e ka therrur vajzën e tij 21 vjeçe, me thikë. I pandehuri 44 vjeçar është dërguar në mbajtje për 48 orë, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi, për Insajderin. “Pas një mosmarrëveshje në ndikim të alkoolit, A.SH (44 vjeç), […]
Në Prizren ka ndodhur një rast i rëndë, babai në gjendje të dehur e ka therrur vajzën e tij 21 vjeçe, me thikë.
I pandehuri 44 vjeçar është dërguar në mbajtje për 48 orë, këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi, për Insajderin.
“Pas një mosmarrëveshje në ndikim të alkoolit, A.SH (44 vjeç), ka goditur me një mjet të mprehtë – thikë, në regjionin e shpinës, vajzën e tij, E.SH (21 vjeç), kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore.
I pandehuri nga prokurori kujdestar dhe departamenti i krimeve rekomandohet të iniciohet me veprën penale “Vrasje në tentativë”.